Lidhje

Tubime proteste në Tiranë, Korçë, Lezhë


Tubime proteste në Tiranë, Korçë, Lezhë

Tubime proteste në Tiranë, Korçë, Lezhë

Dhjetëra mijëra përkrahës të opozitës zhvilluan sot një tubim protestues në Tiranë, Korçë, Lezhë dhe Vlorë, për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Grupet e protestuesve, të drejtuara nga deputetët e Partisë Socialiste, zhvilluan protestën e tyre, duke ecur me parrulla në duar në rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve. Në këto tubime nuk janë mbajtur fjalime nga politikanët, dhe pjesëmarrësit kanë qenë tërësisht paqësorë. Qarkulllimin e tyre të lirë e ka lehtësuar gjatë kohës edhe policia rrugore, ndërsa automjetet janë kthyer në drejtime të tjera.

Tubimin e Tiranës e drejtoi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili mori pjesë në segmentin nga Muzeu deri tek Zogu i Zi, ndërsa protestuesit mbanin në duar parrulla për largimin e qeverisë, goditjen e korrupsionit të qeveritarëve, dhe zgjedhje të parakohshme.

Tubimet në Korçë dhe Lezhë u zhvilluan më pak se një orë, në Tiranë e në Vlorë mbi një orë. Ato u zhvilluan pa asnjë incident dhe pjesëmarrësit ecën në rrugët kryesore në mënyrë paqësore të drejtuar nga deputetët e zonave. Ndërsa në Vlorë u mblodhën te sheshi i Flamurit me të njëjtat parrulla për largimin e qeverisë.

Protesta e mëparshme e Partisë Socialiste në 21 janar përfundoi me akte të shumta dhune mes qytetarëve dhe policisë. Në fund u numëruan 3 të vrarë nga protestuesit, dhjetarë të plagosur nga policia dhe dëme të shumta materiale.

Prokuroria ka nisur hetimet për ato ngjarje të dhunshme, ndërkohë që një komisuion hetimor ka ngritur edhe parlamenti.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG