Lidhje

Shqipëri, Amb. Sekui nënvizon problemet e vërejtura në raportin e BE


Shqipëri, Amb. Sekui nënvizon problemet e vërejtura në raportin e BE
Shqipëri, Amb. Sekui nënvizon problemet e vërejtura në raportin e BE

Duke paraqitur sot në Shkodër gjetjet kryesore të Raport Progresit për Shqipërinë për vitin 2011, të miratuar nga Komisioni Europian 6 ditë më parë, ku nënvizohet se Shqipëria ende nuk ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, ambasadori i BE në Shqipëri, Etore Sekui, tha se Raport Progresi jep një panoramë të gjendjes së Shqipërisë, por edhe çfarë duhet të bëhet në planin afatashkurtër dhe atë afatgjatë për të kapërcyer ngërçin e krijuar.

Në dhjetor, tha ambasadori Sequi, Këshilli i BE do të mblidhet për të diskutuar dhe miratuar Raport Progresin për Shqipërinë, kohë kjo kur Shqipëria duhet të japë sinjale të forta në drejtim të përpjekjeve për përmbyshjen e kritereve.

"Unë mendoj", tha ambasadori i BE në Shqipëri, "se periudha që nga dita e sotme dhe deri në dhjetor, kur do të mblidhet Këshilli i BE, duhet të përdoret për të dhënë sinjale që tregojnë se Shqipëria do të ketë bërë progres të prekshëm në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të vëna nga BE. Pra, është tepër e rëndësishme që t’u jepen sinjale pozitive shteteve antare të BE dhe përfaqësuesve të tyre në momentin kur ata do të diskutojnë për Raport Progresin dhe situatën në Shqipëri".

"Prandaj", theksoi ambasadori Sekui, "është tepër e nevojshme dhe e rëndësishme që, i gjithë vendi, në fakt e gjithë shoqëria dhe të gjithë aktorët politikë të jenë të bindur dhe të bashkuar në faktin se ky është një objektiv kombëtar që duhet arritur".

Ambasadori i BE në Shqipëri tha se kanë kalur vetëm 6 ditë nga publikimi i Raport Progresit, kohë kjo relativisht e shkurtër për të parë hapa konkretë, por ai shtoi se ishte i inkurajuar nga të gjithë aktorët politikë dhe të shoqërisë civile, me të cilët kishte biseduar.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me debatet dhe gjuhën e përdorur ditët e fundit mes përfaqësuesve të Presidencës dhe Parlamentit ambasadori i BE në Shqipëri u përgjigj në mënyrë diplomatike duke u shprehur se preferonte gjuhën e bashkimit.

"Një nga motot kryesore të BE, tha ambasadori Sequi, është se jemi të bashkuar në diversitetin tonë. Kjo do të thotë se në Europë kemi gjuhë të ndryshme, por që ne sërish e kuptojmë njëri-tjetrin. Përgjigja ime është tepër e thjeshtë: Gjuha ime e preferuar është bashkimi".

Duke përfunduar, ambasadori i BE në Shqipëri tha se Raport Progresi për Shqipërinë duhet parë si një mjet për t’u bashkuar dhe jo për t’u ndarë dhe si një mundësi tjetër që i jepet Shqipërisë dhe shqiptarëve

XS
SM
MD
LG