Lidhje

Gjiknuri: Mund të kërkojmë zgjatjen e afatit për reformën zgjedhore


Gjiknuri: Mund të kërkojmë zgjatjen e afatit për reformën zgjedhore
Gjiknuri: Mund të kërkojmë zgjatjen e afatit për reformën zgjedhore

Në Shqipëri, komisioni i reformës zgjedhore pritet të kërkojë shtyrjen e afatit i cili skadon në fund të muajit shkurt. Kjo u bë e ditur sot nga bashkëkryetari socialist i Komisionit Damian Gjiknuri.

Deri tani komisioni është marrë me kapitujt që lidhen me administrimin e zgjedhjeve, por mes palëve ka patur shpesh probleme kur bëhet fjalë për momente delikate të procedurave zgjedhore. Përfaqësuesi socialist Damian Gjiknuri tha sot se komisioni ka miratuar paketën e ndryshimeve në Kodin penal për veprat që konsiderohen krime elektorale, duke rritur masën e ndëshkimit apo duke përcaktuar edhe figura të reja krimi. Po ashtu është kaluar edhe pjesa që lidhet me fushaten në media, ku sipas zotit Gjiknuri nuk ështe gjetur konsensusi lidhur me fondet publike që përdoren për reklama qeveritare para fushatës zgjedhore.

Deri tani komisioni ka ecur duke miratuar ato ndryshime që kanë mirëkuptim mes palëve duke lënë për në fund cështjet e nxehta, sic është edhe ajo e ndryshimit në sistemin zgjedhor dhe përfshirja e korrektimit në nivel kombëtar e kërkuar nga partitë e vogla të të gjitha krahëve, por që deri më tani nuk është marrë në konsideratë nga demokratët.

XS
SM
MD
LG