Lidhje

Projekt i rëndësishëm për sistemin e ujërave në Shqipëri

  • Pëllumb Sulo

Projekt i rëndësishëm për sistemin e ujërave në Shqipëri

Projekt i rëndësishëm për sistemin e ujërave në Shqipëri

Paraditja e sotme ka shenuar fillimin e zbatimit të një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e disiplinimit të ujrave të zeza dhe furnizimit me ujë të pijshëm për popullatën në Shqipëri.

Në fshatin Shirokë, që gjendet në breg të Liqenit të Shkodrës, vetëm 7 kilometër larg qytetit, nisi sot zbatimi i projektit “ Furnizimi me ujë dhe mbrojtja mjedisore e Liqenit të Shkodrës”, projekt ky me vlerë 16.5 milion euro i bashkfinancuar nga qeveria gjermane, ajo austriake, zviceriane dhe shqiptare.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve ishin të pranishëm Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, zjonja JozefinaTopalli dhe Ministri gjerman për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, Dirk Niebel.

Drejtuesja e ndërrmarrjes së ujeëjellës-kanalizimeve për Shkodrën, Sabahete Villa, thotë se për shkak të mungesës së kalalizimeve për ujrat e zeza, zona e Liqenit të Shkodrës ka patur ndotje dhe, për këtë shkak, kanë reaguar si autoritetet shqiptare ashtu edhe ato të Malit të Zi, pasi Liqeni i Shkodrës është pjesë e përbashkët e të dy vendeve fqinje.

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, i vlerësoi si të suksesshme investimet gjermane në Shqipëri të cilat, tha ajo, arrijnë vlerën prej 1 miliard eurosh.

Ndërsa Ministri gjerman për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, Dirk Niebel, tha se qeveria gjermane do të vazhdojë mbështetjen për Shjqipërinë edhe gjatë viteve të ardhëshme, kryesisht në sektorin e ujësjellësve dhe përpunimit të ujrave të zeza.

"Në dallim me vendet e tjera të botës, Shqipëria ka një sasi mjaft të madhe burimesh ujore e, megjithatë, ¼ e popullatës së Shqipërisë mund të ketë mesatarisht 8 orë në ditë furnizim me ujë të pijshëm. Po kështu, edhe pastrimi i ujrave të zeza, në Shqipëri bëhet vetëm në 2 impiante, që gjithashtu janë objekte të bashkëpunimit me gjermaninë. Qeveria federale mbështet Shqipërinë, sidomos në hartimin e një masterplani afatgjatë për investimet në sektorin e ujësjellësve dhe kanalizimeve".

Projekti “Furnizimi me ujë dhe mbrojtja mjedisore e Liqenit të Shkodrës” pritet të përfundojë mbrenda dy viteve të ardhshme.

Problemi i ndotjes së Liqenit të Shkodrës nga derdhja e ujrave të zeza, prej shumë vitesh ka qenë një ndër problemet më shqetësuese për ambientalistët e të dy anëve të kufirit; Shqipërisë dhe Malit të Zi.

XS
SM
MD
LG