Lidhje

Banka e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Kujdes me këmbimet valutore


Banka e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Kujdes me këmbimet valutore

Banka e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Kujdes me këmbimet valutore

Guvernatori i Bankës Qendrore të Shqipërisë, Ardjan Fullani, u bëri sot thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të vëmendshëm dhe të mos bien pre e lojërave të rrezikshme që nxiten artificialisht në tregun e këmbimeve valutore. Guvernatori Fullani tha se pak ditë më parë mediat publikuan komente mbi vlerën e euros, të cilat përhapën panik në rradhët e qytetarëve dhe një pjesë e tyre vrapuan që të kryenin këmbime valutore. Ai tha se monedhat kryesore janë të qëndrueshme dhe kriza në Europë nuk ka të bëjë me vlerën e monedhës së përbashkët.

“Në këto kohë, qytetarët, publiku të mos marrë pozicione. Nuk është koha për të marrë pozicione, nuk është koha për të këmbyer valuta thjesht sepse një lajm u kuptua në këtë mënyrë apo se një lajm do të sjellë një risi tjetër. Mendimi professional mbizotëron në këto tema” - tha ai. Guvernatori Fullani tha se çdo qytetar duhet të këshillohet me bankën e vet dhe të dëgjojë profesionistët e bankave para se të bëjë veprime bankare të pakuptimta, që nxiten nga spekullantët. Ai tha se është i gëzuar që qytetarët përherë e më shumë po afrohen tek bankat dhe nuk bien pre e thashethemeve spekullative.

Por, nga ana tjetër, studiues të pavarur të ekonomisë shqiptare janë shprehur se lajmet e rreme për gjendjen e monedhës europiane janë shenjat e spekullimeve në kohë krize, ashtu si ka ndodhur edhe më parë me euron dhe me dollarin, ndërsa rruga më e mirë është komunikimi i drejtpërdrejtë i bankave me qytetarët. Sipas tyre, mungojnë të dhënat bankare, se sa qytetarë kryen këmbime në një javë nga euro, por fakti që kursi i këmbimit arriti të lëvizte, tregon se numri i të dëmtuarve dhe shumat e këmbimeve kanë qenë të mëdha. Ekspertë të pavarur pohojnë se thirrjet e Bankës Qendrore për t’u ruajtur nga spekullantët duhet të jenë paralajmëruese, duke u shpallur para se dukuria të shfaqet, ndërsa bankat duhet t’u shpjegojnë qytetarëve me durim nëpër sportele se përse nuk duhet t’i bëjnë këmbimet në gjendje alarmi të rremë dhe jo të kënaqen me fitimin nga këto këmbime.

Në radhët e qytetarëve përhapen herë pas here pasiguri në lidhje me sistemin bankar, apo me zhvlerësimin e tre monedhave që përdoren më së shumti, lekut, euros dhe dollarit. Një numër i konsiderueshëm qytetarësh rendin nëpër banka që të kryejnë këmbime valutore të panevojshme që u sjellin humbje jo të vogla.

XS
SM
MD
LG