Lidhje

Zhvillimet në Shqipëri në këndvështrimin e politologut Shinasi Rama


Profesori i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut Shinasi Rama thotë se konfliktualiteti në politikën shqiptare është endemik, i trashëguar nga e kaluara dhe mbështetet në strukturat e asaj që ai e quan "pari" ku ai radhit figurat kryesore të politikës shqiptare të të gjitha krahëve, të cilët ai thotë se mbështeten në klanet e tyre respektive. Zoti Rama tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se lufta e këtyre politikanëve nuk bëhet për të arritur më të mirën për popullin e tyre por për më të mirën e klaneve të tyre. Zoti Rama thotë se ky konflikt politik nuk është i mbështetur në ideologji dhe vlera, por është konflikt interesash të pastra ekonomike të "klaneve të organizuara në baza të tjera". Profesor Rama, autor i një libri të dalë kohët e fundit, me titull “Përrallat e Tranzicionit në Shqipëri”, thotë se shoqëria civile në Shqipëri është e dobët dhe nën kontrollin e klasës politike dhe masa e gjerë e popullsisë shqiptare e ka humbur besimin tek shoqëria civile.

XS
SM
MD
LG