Lidhje

Shqipëri: KQZ vendos zëvendësimin e anëtarëve të opozitës në komisione


Shqipëri: KQZ vendos zëvendësimin e anëtarëve të opozitës në komisione
Shqipëri: KQZ vendos zëvendësimin e anëtarëve të opozitës në komisione

Në Shqipëri komisioni qëndror i zgjedhjeve vendosi sot të plotësojë vendet e përfaqësuesve të opozitës në komisionet zonale të votimit. Ndonëse janë tejkaluar shumë afate, Partia Socialiste dhe ajo e Bashkimit të të Drejtave të njeriut, të cilat kanë shumicën ne gjysmën e këtyre komisioneve, nuk i kanë dërguar emrat e njerëzve të tyre. Kjo mungesë e bënte të pamundur që të ecej me përgatitjen e zgjedve vendore të 8 majit dhe komisioni qëndror, ndonëse pa një bazë të plotë ligjore, i është referuar një neni tjetër të kodit zgjedhor. Vendimi është përshëndetur menjëherë me pas nga OSBE-ja.

XS
SM
MD
LG