Lidhje

Shqipëri: Zv/kryeministri Meta jep dorëheqjen pas publikimit të videos


Shqipëri: Zv/kryeministri Meta jep dorëheqjen pas publikimit të videos
Shqipëri: Zv/kryeministri Meta jep dorëheqjen pas publikimit të videos

Në Shqipëri zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë Ilir Meta dha sot dorëheqjen nga funksionet e tij qeveritare pas publikimit të një video e cila e vuri atë në akuzë për favore në dhënie tenderash e koncesionesh. Zoti Meta duke folur sërish për një material të manipuluar për qëllime politike tha se ai dëshironte të përballej me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë. Kryeministri Sali Berisha i cili mbajti të njejtin qëndrim lidhur me materialin video vlerësoi aktin e zotit Meta dhe theksoi se qeveria e tij do të vazhdoje të përmbushë objektivat. Pasdite Lëvizja Socialiste për Integrim porpozoi zëvendës kryetarin e parlamentit Nasip Naço në postin e ministrit të Ekonomisë ndërsa detyra e zëvendëskryeministrit iu besua ministrit të jashtëm Edmond Haxhinasto.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG