Lidhje

Ambasadori amerikan Arvizu: Shmangni dhunën e mëtejshme

  • Zëri Amerikës

Ambasadori amerikan Arvizu: Shmangni dhunën e mëtejshme

Ambasadori amerikan Arvizu: Shmangni dhunën e mëtejshme

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu tha sot se ngjarjet e djeshme në Shqipëri shënojnë një kthim të madh prapa për vendin. Ambasadori Arvizu bëri thirrje që të shmangen protesta të ngjashme në të ardhmen. Dita e djeshme, tha ai, ishte një ditë e tmerrshme për Shqipërinë.

“Nuk pati fitimtarë. Pati vetëm të humbur. Dje bisedova me Kryeministrin Berisha, Kryebashkiakun Rama, Ministrin e Brendshëm Basha dhe Ministrin e Jashtëm Haxhinasto dhe ua përcolla këtë mesazh të dyve dhe i nxita të bëjnë çmos për të shmangur dhunë të mëtejshme”, tha ambasadori amerikan.

Dhuna gjatë protestës duhej të ishte shmanagur, tha ambasadori amerikan. “E drejta për t’u tubuar lirisht vjen me përgjegjësinë për të bërë gjithçka për t’u siguruar që të jetë paqësore. Dhuna që pamë dje, nuk ishte e nevojshme. As nuk ishte e pashmangshme. Mund të ishte shmangur”, tha ai.

Korrupsioni tha amabasadori Arvizu, është problem për Shqipërinë, por dhuna në rrugët e kryeqytetit nuk do ta zgjidhë këtë problem”.

Nevoja më e madhe e Shqipërisë në këto momente tha ambasadori amerikan, është udhëheqje politike. Udhëheqësit politikë të Shqipërisë, duhet të gjejnë rrugë për kompromis, shtoi ai. “Kur njëra palë – apo të dyja – këmbëngulin në pozicione maksimaliste që dihet që pala tjetër nuk mund t’i pranojë, ky nuk quhet kompromis. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve politike me anë të betejave në rrugë nuk është kompromis dhe nuk pasqyron aspiratat demokratike të Shqiptarëve”.

Ambasadori amerikan u bëri thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të besueshëm. “Për ngjarjet e djeshme duhet të dalin përgjegjës, përfshi një hetim të besueshëm mbi mundësinë se ka pasur përdorim të tepërt të forces”, tha ai. “Është koha për të hequr dorë nga provokime të mëtejshme. Është koha për t’i dhënë fund inkriminimeve dhe sharjeve të ndërsjella. Ka nevojë që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje. Mbi të gjitha, është koha për t’i dhënë fund dhunës”.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG