Lidhje

Anija Atlantis lidhet me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

  • Zëri Amerikës

Anija Atlantis lidhet me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Anija Atlantis lidhet me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Anija Atlantis për vajtje-ardhje në hapësirë u lidh me Stacionin Ndërkombëtar sot, duke përmbushur kështu edhe udhëtimin e saj të fundit.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, tha se anija Atlantis u lidh për herë të fundit me stacionin orbital 350 kilometra mbi Oqeanin Paqësor.

Agjencia tha se astronautët do të trasportojnë tani veshjet e hapësirës dhe pajisjet në stacion dhe do të fillojnë përgatitjet për ecjen e parë të ekuipazhit në hapësirë nesër.

Dje, ekuipazhi i anijes ndeshi në një problem me sistemin e inspektimit të shtresës mbrojtëse të anijes pas hedhjes në hapësirë, por NASA tha se astronautët përdorën metoda alternative për të inspektuar anijen.

6 astronautët e anijes Atlantis do të punojnë një javë në stacion dhe do të bëjnë tri ecje të hapësirë. Ekupazhi çoi gjithashtu bateri dhe pjesë për një laborator rus që do të përdoret për eksperimente shkencore.

XS
SM
MD
LG