Lidhje

Human Rights Watch akuzon Sirinë për shkelje të të drejtave të njeriut

  • Zëri Amerikës

Në Siri, një grup ndërkombëtar i të drejtave të njeriut e akuzoi sot Sirinë se është duke kryer krime kundër njerëzimit, ndërsa aktivistët thanë se forcat rebele vranë 15 pjesëtarë të forcave të sigurisë, në atë që mund të jetë një tjetër tregues për tensionet që kanë shoqëruar armëpushimin pas marrëveshjes me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

Organizata Human Rights Watch tha se forcat siriane dhe ato pro-qeveritare kanë vrarë të paktën 95 civilë nga fundi marsit dhe në fillim të prillit në provincën veriperëndimore të Idbilit, para marrëveshjes së ndërmjetësuar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Kofi Annan. Në raportin e publikuar sot, thuhet se forcat qeveritare shfrytëzuan çdo minutë para arritjes së marrëveshjes, për të shkaktuar sa më tepër dëme.

Ndëkrohë, organiztata Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha sot se 15 vetë pjesëtarë të forcës së sigurisë u vranë sot në luftime në provincën Aleppo.

XS
SM
MD
LG