Lidhje

Siri: Njoftime për viktima të reja në përleshjet mes trupave qeveritare e protestuesve

  • Zëri Amerikës

Siri: Njoftime për viktima të reja në përleshjet mes trupave qeveritare e protestuesve

Siri: Njoftime për viktima të reja në përleshjet mes trupave qeveritare e protestuesve

Një organizatë siriane për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se gjatë përleshjeve midis forcave qeveritare dhe personave të armatosur, që mendohet të jenë ushtarë të dezertuar, u vranë 5 trupa qeveritare.

Sipas organizatës, luftimet u zhvilluan në provincën Homs. Përleshjet midis forcave qeveritare dhe atyre që mendohet të kenë dezertuar nga ushtria janë shtuar në këtë provincë, ndërsa autoritetet po synojnë të shtypin protestat kundër presidentit Bashar al-Asad.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i bëri sot thirrje presidentit Asad, që t’i japë fund vrasjes së civilëve dhe të pranojë hetime ndërkombëtare për akuzat për shkelje të të drejtave të njeriut. Kombet e Bashkuara thonë se rreth 3 mijë vetë janë vrarë në Siri që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare para 7 muajsh.

XS
SM
MD
LG