Lidhje

Siri: Raporte të reja për vrasje të civilëve nga forcat qeveritare

  • Zëri Amerikës

Siri: Raporte të reja për vrasje të civilëve nga forcat qeveritare

Siri: Raporte të reja për vrasje të civilëve nga forcat qeveritare

Një grup sirian për të drejtat e njeriut thotë se forcat qeveritare kanë vrarë më shumë se 80 njerëz në 24 orët e fundit, duke e bërë atë një nga ndërhyrjet me vdekjeprurëse gjatë kryengritjes 8 mujore kundër presidentit Bashar al-Assad.

Grupi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani i tha Zërit të Amerikës se ka dokumentuar vrasjen e 38 civilëve dhe 18 dezertime nga ushtria në provincën Daraa të hënën. Grupi i të drejtave shton se sipas Ushtrisë së Lirë siriane, e përbërë nga dezertorë, forcat e saj vranë të paktën 34 ushtarë të qeverisë gjatë luftimeve ditën e hënë. Këto njoftime nuk janë konfirmuar për shkak se Siria ndalon hyrjen e shumë prej gazetarëve të huaj në vend.

Veprimtarë sirianë thonë se rreth 200 njerëz të tjerë u vranë gjatë këtij muaji nga forcat qeveritare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun i bëri thirrje përsëri presidentit al-Assad të "ndalë vrasjen e popullit të vet."

Këshilli i Sigurimit dënoi sot fuqishëm sulmet e fundit ndaj ambasadave të huaja në Siri dhe i bëri thirrje qeverisë për të mbrojtur zonën e ambasadave. Misione turke u vunë në shënjestër në të gjithë Sirinë, së bashku me ambasadat e Jordanisë, Arabisë Saudite dhe Katarit.

XS
SM
MD
LG