Lidhje

Siri: Forcat qeveritare ashpërsojnë masat kundër demonstruesve


Siri: Forcat qeveritare ashpërsojnë masat kundër demonstruesve
Siri: Forcat qeveritare ashpërsojnë masat kundër demonstruesve

Aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se forcat siriane i kanë vazhduar edhe sot masat shtypëse në qytetet ku ka patur më shumë protesta, përshi Damaskun dhe rrethinat ku trupat policore i vazhduan kontrollet dhe arrestuan qindra vetë.

Dje forcat e sigurisë vranë në Homs 14 persona, mes tyre një djalë të ri, dhe ndaluan 200 të tjerë në qytetin bregdetar të Banias. Masa shtypëse u morën edhe në disa qytete jugore të vendit.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se zhurma e të paktën 25 tankeve u dëgjua mbrëmë gjatë natës nëpër rrugët e tre lagjeve të Homsit. Grupi vëzhgues për Sirinë tha se këto pjesë të qytetit janë plotësisht të rrethuara nga trupat policore.

Që nga mesi i marsit kur filluan protestat, në Siri janë vrarë 630 civilë dhe rreth 8 mijë të tjerë janë arrestuar, ose janë zhdukur.

XS
SM
MD
LG