Lidhje

Siria vazhdon sulmet ndaj opozitës, zotohet të ndalë operacionet

  • Zëri Amerikës

Ndërkohë që vazhdoi sot goditjen me armë të rënda ndaj bazave të opozitës, qeveria e Sirisë i tha të dërguarit për paqen Kofi Annan se do të ndalojë veprimet ushtarake kundër rebelëve mëngjesin e së enjtes.

Përmes një letre drejtuar zotit Annan, ministria e Jashtme siriane tha se qeveria rezervon të drejtën pas afatit të armëpushimit që të vazhdojë të reagojë ndaj sulmeve nga “grupet e armatosura terroriste.”

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Lidhjes Arabe ndërmjetësoi një plan paqeje prej gjashtë pjesësh muajin e kaluar që kërkon tërheqjen e trupave qeveritare nga zonat kryesore urbane deri me 10 prill dhe të ndalojë veprimet luftarake deri të enjten.

Qeveria siriane ra dakord me planin, i cili po ashtu u kërkon forcave opozitare që të ndalojnë luftimet.

Qeveria siriane tha se ka filluar tërhqjen me faza të martën. Por kundërshtarët thonë se goditjet me artileri dhe sulmet qeveritare nuk kanë pushuar në shumë zona.

XS
SM
MD
LG