Lidhje

Siri: Thirrje për mbrojtje ndërkombëtare për civilët në qytetin e Homsit


Siri: Thirrje për mbrojtje ndërkombëtare për civilët në qytetin e Homsit
Siri: Thirrje për mbrojtje ndërkombëtare për civilët në qytetin e Homsit

Një grup i opozitës siriane po bën thirrje për mbrojtje ndërkombëtare për civilët në qytetin e Homsit, një ditë pasi forcat e sigurisë ndërmorën masat më të fundit shtypëse ndaj protestuesve anti-qeveritarë. Aktivistët thanë se trupat qeveritare zhvilluan sot bastisje dhe arrestime në lagjen Baba Amr të Homsit, dita e 6-të e një operacioni ushtarak gjatë të cilit thuhet se janë vrarë 100 persona.

Këshilli Kombëtar i Sirisë tha se qyteti Homs mund të cilësohet si zonë fatkeqësie dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe vëzhguesve arabë të ndjekin me kujdes situatën në terren. Dje forcat siriane të sigurisë vranë të paktën 13 persona, shumica në Homs. Aktivistët thanë se ushtria po zhvillon një fushatë të vazhdueshme kundër qytetit qendër e kryengritjes kundër presidentit Bashar Al Asad. Kombet e Bashkuara thonë se numri i të vrarëve gjatë kryengritjes i ka kaluar 3 mijë vetët.

XS
SM
MD
LG