Lidhje

Siri: 10 të vrarë nga forcat e sigurisë në qytetin Homs


Siri: 10 të vrarë nga forcat e sigurisë në qytetin Homs
Siri: 10 të vrarë nga forcat e sigurisë në qytetin Homs

Dëshmitarë dhe aktivistë anti-qeveritarë në Siri thanë se të paktën 10 persona u vranë sot kur forcat e sigurisë qëlluan mbi civilët në qytetin Homs. Ata thanë se të paktën tre viktima u qëlluan dhe vranë ndërsa po merrnin pjesë në një funeral për të vrarët gjatë një incidenti të hënën. Homs ka qënë skenë e dhunës që nga fundjava ndërsa presidenti Bashar al-Assad vazhdon shtypjen e disidentëve. Përleshjet sektare vdekjeprurëse shpërthyen në Homs të shtunën pasi trupat pa jetë të tre përkrahësve të zotit Assad iu dorëzuan të afërmve të tyre në qytet. Aktivistët dhe banorët thanë se besnikët e zotit Assad hynë me forcë në zonat e dominuara nga sunitë në Homs, duke u vënë flakën dhe duke plaçkitur dyqanet. Ata thanë se gati 30 persona u vranë nga dhuna sektare. Familja e zotit Assad është nga komuniteti pakicë Alavite.

XS
SM
MD
LG