Lidhje

Aktivistët: Trupat siriane po bombardojnë zonat e mbajtura nga rebelët në Homs

  • Zëri Amerikës

Aktivistët: Trupat siriane po bombardojnë zonat e mbajtura nga rebelët në Homs

Aktivistët: Trupat siriane po bombardojnë zonat e mbajtura nga rebelët në Homs

Aktivistët thanë se trupat siriane po bombardojnë rëndë zonat e mbajtura nga rebelët në qytetin e Homsit, vetëm një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dënoi regjimin për shkelje të të drejtave të njeriut. Aktivistët thanë se zjarri i tankeve dhe artilerisë goditi katër lagje në qytetin ku nisi protesta 11 muaj më pare kundër presidentit Bashar al-Assad.

Në Uashington sot sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se ajo dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së Chatherine Ashton dënojnë edhe njëherë me forcën më të madhe vazhdimin e dhunës kundër popullit sirian të ushtruar nga regjimi i Assadit.

Dje sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon akuzoi qeverinë Assad për krime kundër njerëzimit. Asambleja e Përgjithshme miratoi gjithashtu një rezolutë, ku i bëhet thirrje qeversisë autokratike të zotit Assad të ndalë menjëherë sulmet kundër civilëve. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka thënë se është thuajse i sigurtë se qeveria e zotit Asad ka kryer krime kundër njerëzimit.

XS
SM
MD
LG