Lidhje

Siri: Njoftime për 6 të vrarë nga fushata e re shtypëse e qeverisë


Siri: Njoftime për 6 të vrarë nga fushata e re shtypëse e qeverisë
Siri: Njoftime për 6 të vrarë nga fushata e re shtypëse e qeverisë

Aktivistë sirianë të të drejtave të njeriut thonë se forcat e sigurisë kanë vrarë 6 njerëz ndërsa anembanë vendit ka nisur një shtypje e re ndaj disidentëve politikë.

Vëzhguesit sirianë për të drejtat e njeriut thanë sot se dhuna më e ashpër u shfaq në Sarameen në provincën veriore të Idlibit. Grupi tha se forcat e sigurisë vranë 5 njerëz dhe plagosën të paktën 60 të tjerë ndërsa hapën zjarr gjatë bastisjeve dhe arrestimeve.

Forcat e sigurisë vranë dhe një tjetër person gjatë një vale arrestimesh në rrethinat e Damaskut. Grupet e të drejtave të njeriut njoftuan për sulme të ngjashme edhe në fshatin Heet, pranë kufirit me Libanin.

Ata thanë se trupat ushtarake kanë rrethuar qytetin sirian Rastan, ku janë zhvilluar shumë protesta kundër presidentit Bashar Al Asad gjatë 5 muajve të fundit. Rastan është rreth 20 km në veri të Homsit në rrugën që shkohet drejt qytetit të Hamasë.

XS
SM
MD
LG