Lidhje

Siri: Dhjetëra të vrarë nga dy shpërthime në Damask

  • Zëri Amerikës

Siri: Dhjetëra të vrarë nga dy shpërthime në Damask

Siri: Dhjetëra të vrarë nga dy shpërthime në Damask

Zyrtarët sirianë thanë se dy shpërthime në Damask vranë të paktën 40 persona dhe plagosën gati 100 të tjerë.

Njoftimet e televizionit shtetëror thanë se autorët përdorën makina të mbushura me eksploziv për të sulmuar dy ndërtesa të sigurisë sot në kryeqytet.

Agjencia Sana i cilësoi shpërthimet sulme terroriste. Shpërthimet ndodhin ndërsa Lidhja Arabe po dërgon misionin vëzhgues në Siri.

Grupet opozitare siriane bën thirrje për protesta sot kundër vëzhguesve të Lidhjes Arabe, të cilët synojnë të monitorojnë premtimet e qeverisë për të ndalur dhunën ndaj disidentëve.

XS
SM
MD
LG