Lidhje

Annan: Siria njofton ndalimin e luftimeve në bazë të planit

  • Zëri Amerikës

Një zëdhënës për të dërguarin e Lidhjes Arabe Kofi Annan thotë se Siria e kishte njoftuar zotin Annan se kishte filluar tërheqjen e trupave nga tre zona në kuadër të planit që ka pranuar të zbatojë deri më 10 prill.

Plani parashikon ndalimin e dhunës nga të gjitha palët brenda 48 orësh dhe zëdhënësi tha sot në komentet për shtyp në Gjenevë se zoti Annan pret të shohë një ndalim të plotë të luftimeve deri në atë moment.

Zëdhënësi i zotit Annan shtoi se vendeve anëtare të OKB-së u është kërkuar të kontribuojnë me trupa për një mision vëzhgues që do të mbikqyrë zbatimin e armpushimit. Kjo masë parashikohet në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Një ekip paqeruajtës i OKB-së do të mbërrijë së shpejti në Siri për të diskutuar mënyrën e operimit të misionit vëzhgues.

XS
SM
MD
LG