Lidhje

SHBA dhe fuqi të tjera kërkojnë dorëheqjen e Asadit


SHBA dhe fuqi të tjera kërkojnë dorëheqjen e Asadit
SHBA dhe fuqi të tjera kërkojnë dorëheqjen e Asadit

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe fuqi të tjera të botës, kërkuan dorëheqjen e presidentit të Sirisë Bashar al-Asad për shkak të shtypjes së përgjakshme të protestuesve. Presidenti Barak Obama përmes një deklarate theksonte sot se ka ardhur koha që zoti Asad të tërhiqet. Gjithashtu ai lëshoi një urdhër ekzekutiv kuushpalli “sanksione të pavendosura deri më tani” ndaj Sirisë, me qëllimin për të për thelluar izolimin e qeverisë së zotit Assad.

Në një deklaratë tjetër, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, tha se në Siri ka filluar tranzicioni drejt demokracisë dhe se ka ardhur koha që Presidenti Asad të largohet.

Shefja e politikës së Jashtëme të BE Katherine Ashton përshëndeti mbështeti thirrjen për dorëheqjen e tij dhe tha se zoti Assad ka humbur krejtësisht legjitimitetin në sytë e popullit të Sirisë. Po sot thirrje për largimin e zotit Asad bëri edhe Britania, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Evropian.

Nuk ka patur reagim të menjëhershëm nga udhëheqësi sirian. Gjithsesi, agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se zoti Assad u tha anëtarëve të partisë në pushtet Baath dje se reformat në Siri nuk do të jenë si rezultat i “presionit ndërkombëtar”.

Thirrjet për dorëheqjen e zotit Assad vijnë në të njëjtën ditë kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së merr në shqyrtim një raport për taktitat qeveritare të Sirisë. Vëzhuesit e të drejtave të njeriut të OKB-s thonë se shtypja ndaj desidentëve mund të kategorizohet si “krime kundër njerëzimit”.

XS
SM
MD
LG