Lidhje

Siri: Aktivistët dëshmojnë për vrasjen e 13 protestuesve

  • Zëri Amerikës

Siri: Aktivistët dëshmojnë për vrasjen e 13 protestuesve

Siri: Aktivistët dëshmojnë për vrasjen e 13 protestuesve

Aktivistët thanë se forcat siriane hapën zjarr ndaj protestuesve anti-qeveritarë, duke vrarë të paktën 13 vetë. Aktivistët e të drejtave të njeriut thanë se forcat përdorën armët ndaj demonstruesve në disa zona, përfshirë edhe provincën qendrore të Homsit. Homsi ka qenë një nga pikat kryesore të protestave.

Protestuesit thërrisnin nëpër rrugë protestonin parullën "vdekja është më mirë se sa poshtërimi" ndërsa u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e Presidentit Bashar al-Assad. Një prej protestave u zhvillua para shtëpisë së prokurorit të përgjithshëm të provincës Hama, Adnan Bakkour. Në një video që u publikua të mërkurën, zoti Bakkour tha se kishte dhënë dorëheqjen në shenjë proteste ndaj shtypjes vdekjeprurëse të demonstruesve nga forcat qeveritare.

Qeveria siriane tha se zotin Bakkour e kishin rrëmbyer dhe se ai e kishte bërë këtë deklaratë nën presion. Dëshmitarët thanë se forcat e sigurisë kishin rrethuar sot disa xhami, në përpjekje për të mos i lejuar protestuesit të dilnin në demonstrata pas lutjeve të mesditës.

Prokurori i Përgjithshëm i qytetit Hamas në Siri tha se dha dorëheqjen për shkak të shtypjes së dhunshme nga qeveria të protestuesve pro-demokracisë. Në një video të vendosur në YouTube, prokurori Adnan Bakur theksonte se po largohet pasi forcat e sigurimit vranë 72 të burgosur në qytet në fund të korrikut dhe mbi 400 të tjerë gjatë rrethimit të qytetit në muajin gusht. Agjencia shtetërore siriane e lajmeve Sana, njoftonte sot se prokurori Bakur ishte detyruar me forcë t’i bënte këto komente nga, siç shprehet ajo, “grupe të armatosura terroriste” që e rrëmbyen atë në fillim të javës. Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe banorë të qytetit thanë dje se forcat qeveritare, të mbështetura nga tanket, kanë kryer bastisje në qytetin e Hamës, në përpjekje për të kapur organizatorët e kryengritjes 5 mujore për largimin nga pushteti të presidentit Bashar al Asad.

XS
SM
MD
LG