Lidhje

Siri: Vazhdon dhuna; 70 të vrarë gjatë dy ditëve


Siri: Vazhdon dhuna; 70 të vrarë gjatë dy ditëve
Siri: Vazhdon dhuna; 70 të vrarë gjatë dy ditëve

Dhuna në Siri ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, duke e çuar në 70 numrin e njerëzve të vrarë atje gjatë dy ditëve të fundit. Kjo ndodh ndërsa ka ngecur puna për rezolutën e Kombeve të Bashkuara që po përpiqet që të frenojë gjakderdhjen në atë vend.

Më shumë se 37 njerëz u vranë në sulmet anembanë vendit sot - mes tyre edhe 6 pjestarë të forcave të sigurisë në qytetin veriperëndimor të Idbilit. Aktivisti Rami Abdul Raham i tha Zërit të Amerikës se personat u vranë gjatë një shpërthimi me bomë në një postobllok. Forcat qeveritare gjithashtu njoftuan se iu është dashur të kryejnë një sulm në qytetin e Homsit.

Ushtria e Sirisë së Lirë e njohur si FSA, një grup opozitar, ka publikuar një video ku pretendon se janë 7 njerëz nga Irani, mes tyre edhe 5 oficerë ushtrie, të kapur në qytetin e Homsit. FSA tha se oficerët iranianë po punonin me forcat ajrore siriane, dhe se mund të lironin dy civilët që ishin kapur me ta.

Sot pritej që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashuara të diskutonte për Sirinë.

XS
SM
MD
LG