Lidhje

Siri: Tanket qeveritare vënë nën kontroll qendrën e qytetit Hama

  • Zëri Amerikës

Siri: Tanket qeveritare vënë nën kontroll qendrën e qytetit Hama

Siri: Tanket qeveritare vënë nën kontroll qendrën e qytetit Hama

Në Siri, tanket hynë sot në qytetin e Hamas, ku banorët njoftuan se kanë dëgjuar shpërthime me zhurmë. Aktivistët dhe dëshmitarët thanë sot se tanket kanë pushtuar sheshin qendror që ka qenë vend grumbullimi për protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Bashar Al Assad. Ata thonë se më tepër se 130 njerëz janë vrarë në mbarë Sirinë që nga e diela, kur qeveria i shtoi masat shtypëse ndaj disidentëve.

Ndërkohë, sot Këshilli i Sigurimit i OKB-së po debaton për të tretën ditë me radhë mbi një rezolutë që dënon dhunën e qeevrisë siriane. Rezoluta i kërkon qeverisë t’i ndalë sulmet nëpër qytete, të zbatojë reforma politike dhe të hetojë lidhur me sulmet kundër protestuesve.

Rusia, aleate e vjetër e Damaskut la të kuptohej dje për herë të parë, se nuk do ta kundërshtojë rezolutën e OKB-së që dënon dhunën. Moska i kishte rezistuar për një kohë të gjatë kësaj mase të Këshillit të Sigurimit, ku ajo ka të drejtën e vetos.

XS
SM
MD
LG