Lidhje

Policia londineze nën dyshime lidhur me skandalin e gazetës News of the World


Policia londineze nën dyshime lidhur me skandalin e gazetës News of the World
Policia londineze nën dyshime lidhur me skandalin e gazetës News of the World

Një komision parlamentar britanik pritet të kërkojë sqarime nga zyrtarë të policisë së Londrës se përse ata nuk i vazhduan hetimet para dy vjetësh mbi një rast përgjimi telefonash nga gazeta News of the World.

Skandali i përgjimit të telefonave po mbizotëron median britanike. Sipas njoftimeve Mbretëresha Elizabeth dhe ish kryeministri Gordon Brown, mund të kenë qënë objekt përgjimesh nga kompanitë në pronësi të manjatit të shtypit Robert Murdoch. Zoti Brown tha se ishte befasuar kur mësoi se gazetat e Murdoch-ut po bashkëpunonin me njerëz që, sipas tij, ishin me të kaluar kriminale, për të siguruar informacione personale rreth tij.

Shtypi britanik njoftoi të hënën se oficerë policie i kishin dhënë gazetës News of the World të dhëna të paautorizuara për familjen mbretërore, ndërsa dikush, i lidhur me gazetën Sunday Times të Robert Murdoch-ut, kishte aritur të hynte në llogarinë bankare të ish kryeministrit Brown. Familja mbretërore nuk ka pranuar të bëjë komente. Ndërkohë policia londineze akuzoi disa individë, pa i identifikuar ata, për përpjekje për të sabotuar hetimet.

XS
SM
MD
LG