Lidhje

Sllovakia mund të tërheqë 140 trupat e saj nga Kosova

  • Zëri Amerikës

Sllovakia mund të tërheqë 140 trupat e saj nga Kosova

Sllovakia mund të tërheqë 140 trupat e saj nga Kosova

Ministria e mbrojtjes e Sllovakisë ka propozuar tërheqjen e 140 trupave nga Kosova, ku po shërbejnë në kuadër të forcave të NATO-s.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Richard Sumeghy, tha sot se nëse propozimi miratohet nga qeveria dhe parlamenti, trupat do të mund të ktheheshin në shtëpi nga fundi i vitit.

Zëdhënësi tha se tërheqja e trupave nga Kosova do t’i lejonte Sllovakisë të dërgojë trupa shtesë në Afganistan, ku tani ndodhen 300 ushtarë sllovakë.

Aleanca e NATO-s ka 10 mijë paqeruajtës në Kosovë dhe ka bërë përgatitje për të pakësuar numrin e trupave ndërkohë që përmirësohet gjendja e sigurisë në vend.

XS
SM
MD
LG