Lidhje

Votuesit në Slloveni ja referojnë arbitrazhit nderkombëtar çështjen kufitare me Koracinë

  • Zëri Amerikës

Votuesit në Slloveni kanë miratuar me rezultat të ngushtë që mosmarrveshjen lidhur me kufirin me Koracinë ta lënë në dorë të arbitrazhit nderkombëtar.

Rezultatet zyrtare nga referendumi i së dielës tregojnë se 51.5 përqind e votuesve mbështet arbitrazhin dhe 48.5 përind e kundershtojnë atë.

Kryeministri slloven Borut Pahor e quajti votimin e së dielës një fitore të madhe për Slloveninë. Ai ka pas thënë më parë se arbitrazhi është zgjidhja më e mirë.

Mosmarrëveshja është mbi një territor në gjirin Piran të Adriatikut verior. Tendosja filloi kur të dy vendet fituan pavaresinë gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991.

Sllovenia kerkon dalje direkte në ujërat nderkombëtare, çfarë do ta detyronte Kroacinë të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj. Sllovenia ka kercenuar të bllokojë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian deri sa të arrihet një zgjidhje.

Kryeministrja kroate Jadranka Kosor thotë se ajo kishte folur në telefon me homologun e saj slloven pas votimeve dhe beson se Sllovenia nuk do ta bllokojë më anëtarësimin e vendit të saj në Bashkimin Evropian

XS
SM
MD
LG