Lidhje

Arrestohen 17 tifozë serbë ne Xhenova para ndeshjes me Italinë


Arrestohen 17 tifozë serbë ne Xhenova para ndeshjes me Italinë
Arrestohen 17 tifozë serbë ne Xhenova para ndeshjes me Italinë

Në Itali, 17 tifozë serbë u arrestuan herët në mëngjes, pas përleshjeve me policinë pranë stadiumit të Xhenovës. Mbrëmë, policia i ndoqi tifozët nëpër rrugët rreth stadiumit pas anulimit të ndeshjes mes Italisë dhe Serbisë. Gjatë dhunës, tifozë serbë u panë duke i vënë zjarrit flamurit shqiptar.

Policia italiane përdori shkopinjtë e gomës në përleshje me tifozët ndërkohë që grupe serbësh qëndronin ulur pranë portave të stadiumit. Policia tha se njëri nga të arrestuarit ishte drejtuesi i grupit të tifozëve serbë, i cili më herët ishte parë brenda stadiumit duke u përpjekur të priste rrjetën që ndan vendet ku rrinë tifozët nga fusha. 16 persona u dërguan për mjekim nga plagët e marra gjatë përleshjeve, duke përfshirë edhe dy policë.

Në një konferencë shtypi pas anulimit të ndeshjes trajneri italian Cesare Prandeli e kritikoi ashpër dhunën:

"Zhgënjim i madh, keqardhje e madhe. Sidomos sepse në stadium kishte shumë fëmijë, kishte shumë entusiazëm dhe dëshirë për të parë një ndeshje të bukur,” tha zoti Prandeli.

"Ky është një problem me të cilin jemi ndeshur prej kohësh dhe me sa duket nuk po ia dalim t’i zgjidhim këto situata. Është shumë zhgënjyese,” tha trajneri italian.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët italianë fishkëllyen kur po luhej himni serb dhe 6 minuta pas fillimit të ndeshjes, tifozët serbë nisën të hedhin fishekzjarre dhe të përpiqen të kapërcejnë gardhin.

XS
SM
MD
LG