Lidhje

Probleme të sistemeve të sigurimeve shoqërore për shkak të rënies së ritmit të lindjeve

  • Elizabeth Lee

Rënia e numrit të lindjeve në shumë vende po shkakton shqetësim tek shumë njerëz se kur të dalin në pension, qeveritë e tyre nuk do të kenë para të mjaftueshme për t’u dhënë atyre pensione nga sigurimet shoqërore. Recesioni i fundit ekonomik e ka vështirësuar edhe më tej problemin.

Studimet e Bankës Botërore tregojnë se gratë në mbarë botën po lindin më pak fëmijë. Ben Vegti është një hulumtues me kompaninë private Akademia Kombëtare për Siguracionin Shoqëror. Ai thotë se më pak fëmijë të lindur, kombinuar me recesionin ekonomik, janë faktorë që kërcënojnë pensionin për të moshuarit.

“Ekziston shqetësimi mes shumë njerëzve se pensionistët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të jetuar tani apo në vitet e ardhshme”.

Në Shtetet e Bashkuara qeveria jep pensionet e siguruara përmes taksave të borderove. Por me të ashtuquajturin brez i pas Luftës së Dytë Botërore apo gjenerata “baby boom” që po hyjnë tani në moshën e pensionit, do të ketë më shumë amerikanë që do të marrin pension sesa punonjës që do të kontribuojnë në sistem. Komisioneri i Sigurimit Shoqëror Michael Astru parashikon probleme nga viti 2037.

“Nëse kongresi nuk vepron, ne do të jemi në gjendje të paguajmë rreth 78 përqind të nivelit aktual të pensioneve”.

Ashtu si Shtetet e Bashkuara, edhe Kina përballet me shqetësime rreth të ardhmes së pensioneve.

“Për shkak të politikës së lindjes së një fëmije, përqindja e përfituesve të pensionit ndaj kontribuesve është katastrofike. Është një problem i madh të cilin duhet ta zgjidhin”.

Recesioni ekonomik global e ka shtuar problemin.

“Në pjesën më të madhe të Evropës për shembul në Greqi, pensionet financohen përmes të ardhurave të përgjithshme që do të thotë se sistemi i pensioneve mund të dalë me deficit. Ai është në deficit çdo vit pasi ata nuk kanë burimet të sigurta të ardhurash. Kështu që në kohë recesioni, përveç problemeve të tjera buxhetore, sistemi i pensioneve krijon presion”.

Në fillim të vitit, mijëra grekë protestuan kundër shkurtimit të pensioneve, ndërsa vendi përballej me mundësinë e falimentimit.

Përveç shkurtimit të pensioneve, disa qeveri evropiane si dhe Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e reformave si ngritja e moshës së pensionit dhe e taksave. Ben Veghte thotë se imigracioni është një tjetër zgjidhje.

“Nëse rritet numri i punëtorëve kjo përmirëson përqindjen e pensionistëve ndaj kontribuesve dhe e bën sistemin më të qëndrueshëm”.

Ligjvënësit në mbarë botën duhet të bëjnë zgjidhje të vështira dhe ndonjëherë jo popullore në mënyrë që brezi i tanishëm dhe ato të ardhshme të mund të paguhen kur të dalin në pension.

XS
SM
MD
LG