Lidhje

OKB: Somalia në gjendje krize të rëndë nga uria


OKB: Somalia në gjendje krize të rëndë nga uria
OKB: Somalia në gjendje krize të rëndë nga uria

Kombet e Bashkuara kanë deklaruar gjendje urie në dy pjesë të Somalisë jugore, ndërkohë që Briri i Afrikës po vuan nën thatësirën më të rëndë në disa dekada.

OKB-ja tha sot se urija ka prekur rajonet Bakool dhe Shabell-in e poshtëm dhe Sekretari i Përgjithshëm i organizatës paralajmëroi se kriza mund të përhapet nëse nuk merren masa të menjëhershme në përgjigje të mungesave ushqimore.

Zoti Ban Ki Mun tha në komentet për shtyp në Nju Jork se somalezët po vdesin me ritme tronditëse dhe se çdo vonesë do të shkaktojë vdekje të tjera.

Shefi i operacioneve humanitare të OKB-së në Somali, Mark Bowden tha se 3.7 milionë somalezë, afro gjysma e popullatës, janë në gjendje krize dhe dhjetëra mijëra kanë vdekur si rrjedhojë e mungesës së ushqimit.

OKB-ja përllogarit se vetëm për të përballuar nevojat e Somalisë për 2 muajt e ardhshëm nevojiten ndihma me vlerë 300 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG