Lidhje

Agjencitë e ndihmës përballen me probleme të sigurisë në Mogadishu

  • Gejb Xhoslou

Agjencitë e ndihmës përballen me probleme të sigurisë në Mogadishu

Agjencitë e ndihmës përballen me probleme të sigurisë në Mogadishu

Më shumë se 300 mijë njerëz në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu përballen me thatësirën dhe urinë. Por, për shkak të problemeve të sigurisë, shumë agjenci ndihmash nuk kanë qenë në gjendje të ndihmojnë këta njerëz në nevojë. Ndonëse ato janë mobilizuar për t’i ardhur në ndihmë Somalisë, duket se situata nëpër kampe po përkeqësohet.

Të uritur dhe të dobët, refugjatë nga zona e goditur nga thatësira arrijnë në kryeqytetin somalez Mogadishu. Ata ngrenë kampet e tyre kudo që të munden. Por këtu nuk kanë pajimet e duhura, dhe qyteti ka pak mundësira për të ndihmuar të zhvendosurit.

Ky 26 vjeçar, i cili nuk pranon të japë emrin e tij, arriti në kampin Badbaado nga rajoni Bakool. Kjo zonë ishte ndër të parat ku pllakosi uria. Ai shpresonte që të gjente ndihma në Mogadishu, por deri tani, thotë ai, ka marrë shumë pak ndihmë.

“Nuk ka ushqime, na kanë dhënë ushqim të thatë, por ishte i pamjaftueshëm, na kanë dhënë dhe nga një qese plastike. Flemë në dysheme”- thotë ai.

Ndërsa agjencitë ndihmave janë mobilizuar për të ndihmuar, mungesa e sigurisë e bën shumë të vështirë shpërndarjen e ushqimit.

Këto pamje, të xhiruara nga Zëri i Amerikës, tregojnë plaçkitësit që po grabisin një ngarkesë me ndihma, të Programit Botëror të Ushqimit, e cila ishte nisur për më kampin Badbaado këtë muaj. Të paktën 5 njerëz u vranë në këtë incident, dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara nuk u kthye më në këtë kamp që nga kjo ngjarje.

Zëdhënësja e programit Botëror të Ushqimit Suzan Nikol thotë se shpërndarja e ushqimeve nuk është ndërrmarje e lehtë.

“Nuk është çështje vetëm të çosh ushqimim, por duhet të kategorizosh njerëzit sipas nevojave. Është një ndërrmarje me sfida të mëdha pasi situata e sigurisë nuk është e sigurt. Duhet bërë më e mira e mundshme për të qenë në gjendje të kemi një sistem kontrolli në çdo hallkë të furnizimit me ushqim”.

Në këtë qendër ushqimi, banorët e kampit të Badbaados marrin një racion me oriz çdo ditë.

Shumica e ushqimeve sigurohet nga organizata vendase si dhe grupet islamike të ndihmave. Duke patur lidhjet e tyre fetare, këta të fundit kanë më shumë mundësira se sa grupet perëndimore.

Doktor Iftihar Muhamedi është drejtues i ndihmës Islame në Somali. Ai thotë se agjencitë perëndimore të ndihmave duhet të punojnë më afër me organizatat që punojnë në terren.

“Mendoj se bashkërendimi i punës është shumë i mirë në nivelin e Nairobit, - por këtu mungon. Ndonëse ekziston mekanizimi i bashkëpëunimit, ka shqetësime për sigurinë. Mungesa e monitorimit, gjithashtu sjell probleme”.

Qindra kampe janë ngritur përreth kryeqyteti gjatë muajve të fundit. Madje edhe këtu, në gërmadhat e Katedrales italiane. Shumë prej fëmijëve janë të sëmurë. Dhe familjet e tyre nuk kanë asnjë kontakt me ndonjë agjenci ndihmash.

Havaja arriti këtu 20 ditë me parë me 5 fëmijët e saj. Ata kanë patur pak ushqime që atëherë. Fëmija i saj më i vogël vdiq nga fruthi.

“Për hir të Zotit, na ndihmonim, presim ndihmë nga ju, nga komuniteti ndërkombëtar!”

E ndërsa kushtet në kamp vazhdojnë të përkeqësohen, të zhvendosurve në Mogadishu nuk iu mbetet tjetër veçse të luten që ndihma për t’a të jetë duke mbërritur.

XS
SM
MD
LG