Lidhje

Uruguai fiton 3:0 ndeshjen me Afrikën e Jugut

  • Zëri Amerikës

Uruguai fiton 3:0 ndeshjen me Afrikën e Jugut

Uruguai fiton 3:0 ndeshjen me Afrikën e Jugut

Në ndeshjene dytë në Grupin A, Uruguaji fiton ndeshjen me Afrikën e Jugut me rezultatin 3:0.

Në dy ndeshjet e mëparëshme të ditës, kampionia evropiane, Spanja u mposht nga Zvicra me rezutatin 1 me 0, një rezultat tronditës në ndeshjen e parë të këtij ekipi, ndërsa Kili mposhti Hondurasin 1 me 0 në botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.

Fitorja e parë e Zvicrës ndaj Spanjës është surpriza më e madhe e këtij kampionati. Spanja dominoi gjatë gjithë ndeshjes, por Zvicera luajti një mbrojtje të fortë dhe shfrytëzoi një nga sulmet e pakta që kreu.

Pas një krosimi të shkëlqyer nga Eren Derdiyok, lojtari Gelson Fernandes shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 52të.

Më parë në Nelspruit, Kili pati 20 aksione krahasuar me vetëm shtatë të Hondurasit. Jean Beausejour pasoi topin tek Mauricio Isla në minutën e 34 duke i dhënë Kilit golin e parë dhe fitoren e parë të tij në Botëror në 48 vjet.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG