Lidhje

Koreja e Jugut njofton manovra ushtarake në Detin e Verdhë


Koreja e Jugut njofton manovra ushtarake në Detin e Verdhë
Koreja e Jugut njofton manovra ushtarake në Detin e Verdhë

Zyrtarët koreano-jugorë thanë se Koreja e Jugut do të zhvillojë manovra në det me municion ushtarak duke filluar nga nesër.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se manovrat që do të zgjasin të paktën 5 ditë, nuk do të kryhen pranë ujërave kufitare në Detin e Verdhë, ndaj të cilave kanë pretendime territoriale të dy Koretë.

Ishulli Jongpjong pranë kufirit detar ishte skenë e një sulmi vdekjeprurës me artileri më 23 nëntor. Katër koreano-jugorë gjetën vdekjen në atë sulm.

Që nga goditja, Seuli ka organizuar një sërë manovrash ushtarake, përgfshirë manovrat e përbashkëta me Shtetet e Bashkuara, për të demonstruar forcën përballë Phenianit.

XS
SM
MD
LG