Lidhje

Kapsula ruse e hapësirës zbret pa probleme në Tokë

  • Zëri Amerikës

Një kapsulë sojuz me dy kozmonautë rusë dhe një amerikane në bord është ulur pa problem në Kazakistan.
Kapsula u shkëput nga stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës të shtunën pas një vonese një ditore si pasojë e problemeve teknike.

Rusët Aleksandër Skvortsov e Mikhail Kornijenko, së bashku me amerikanen Trejsi Kolduell Dajson e kishin planifikuar që të përfundonin misionin e tyre në hapësirë ditën e premte, por hallkat që mbanin lidhur kapsulën me Stacionin Ndërkombëtar nuk u hapën për të lejuar shkëputjen e tyre që dje.

Një zëdhënës i NASA-s tha se pjesëtarët e ekuipazhit arritën që të zgjidhnin problemin dhe pasi bënë provat e duhura, arritën që të mundësojnë nisjen e anijes të shtunën. Zyrtarët thanë se situata nuk ishte kritike dhe se të tre pjesëtarët e ekuipazhit të kapsulës që sapo u kthyen, si dhe tre pjesëtarët e ekuipazhit të stacionit hapsinor nuk ishin në rrezik në asnjë moment.

XS
SM
MD
LG