Lidhje

Anija Diskavëri ulet me sukses në Qendrën Kenedi në Florida

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Anija amerikane e hapësirës, Discovery u ul në qendrën Kenedi në Florida pasi një mundësi e mëparshme për ulje u anulua për shkak të motit të keq.

Nasa kishte shpresuar që Discovery të ulej pas agimit sot, por ulja u desh të shtyhej për shkak të motit me rreshje. Dy përpjekje të mëparshme për ulje u anuluan dje.

Në se moti do të vazhdonte të ishte problematik, Nasa do ta drejtonte anijen Discovery të ulej në Bazën Ajrore Edwards në Kaliforni ku kushtet e motit janë të shkëlqyera.

Discovery ishte në një mision furnizimi 15 ditor në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG