Lidhje

Spanja ndalon pirjen e duhanit në ambjente të mbyllura publike


Spanja ndalon pirjen e duhanit në ambjente të mbyllura publike
Spanja ndalon pirjen e duhanit në ambjente të mbyllura publike

Deri në orët e vona të së shtunës, spanjollët u përpoqën të shfrytëzojnë shansin e fundit për të pirë duhan në ambjente të mbyllura publike. Duhan-pirësit ndezën mbrëmë cigaret e fundit në bare, restorante apo kafene para se të hynte të dielën në fuqi ligji që ndalon tymosjen në ambjente të tilla. Me këtë masë, Spanja po përpiqet t’i largohet reputacionit që ka marrë si një ndër vendet e Evropës Perëndimore me rregullat më të buta kundër duhanit.

Ligji kundër duhanit ishte miratuar në vitin 2006 me synimin për të ulur numrin e vdekjeve të shkatuara nga duhani, duke ndaluar tymosjen në vendin e punës. Kritikët thonë se ligji i atij viti dështoi pasi u jepte të drejtën bareve dhe restoranteve të vendosnin vetë nëse do ta lejonin apo jo duhanin. Me ligjin e ri, kjo e drejtë u mohohet edhe këtyre bizneseve, ku pirja e duhanit do të jetë plotësisht e ndaluar në ambjente të brendshme.

Kjo e bën Spanjën një ndër vendet me ligjet më të rrepta aktualisht në Evropë, ku shumë bare e restorante vazhdojnë të kenë seksione të veçanta ku lejojnë tymosjen. Hotelet do të mbajnë deri në 30 për qind të kapacitetit të tyre për dyhan-pirësit.

Ndërkaq pirja e duhanit do të ndalohet edhe në ambjente të hapura në entitete si shkollat, spitalet apo parqet e lojrave për fëmijët.

XS
SM
MD
LG