Lidhje

Operacion tjetër i BP-së për të bllokuar rrjedhjen e naftës

  • Brian Wagner

Operacion tjetër i BP-së për të bllokuar rrjedhjen e naftës

Operacion tjetër i BP-së për të bllokuar rrjedhjen e naftës

Kompania energjitike BP filloi një operacion tjetër në përpjekje për të bllokuar rrjedhjen e naftës nga një pus nënujor në Gjirin e Meksikës. Por presidenti Obama paralajmëroi se nuk ka garanci se kjo procedurë do të dalë me sukses. BP filloi dje hedhjen e një lëngu të trashë në pusin e dëmtuar, përpjekja kjo më e fundit për të ndalur rrjedhjen e naftës.

Zyrtari më i lartë ekzekutiv i kompanisë BP, Tony Hajuard, tha se do të duhen rreth 24 orë para se kompania të mësojë nëse operacioni ka dalë me sukses. Ai shtoi se deri tani operacioni ka vazhduar sipas planit. Operacioni po kryhet me anë të nëndetësve robot.

Shefi i operacioneve të BP-së, Doug Suttles, u tha dje vonë gazetarëve se BP synon që ta kryejë operacionin si duhet. Ai tha se BP po vazhdon punën për të pakësuar në minimum ndikimin e rrjedhjes së naftës. Kjo kompani thotë se mundësitë për sukses janë 60 deri 70 për qind.

Zyrtarët thonë se thellësia e pusit prej 1.5 km është arsyeja kryesore që suksesi nuk mund të garantohet. Një operacion i tillë nuk është kryer asnjëherë në thellësi kaq të madhe nën ujë. Presidenti Obama shkon nesër në rajonin e Gjirit të Meksikës, udhëtimi i tij i dytë atje që prej shpërthimit në platformën e shpimit të kompanisë BP më 20 prill, ku gjetën vdekjen 11 punëtorë.

Zyrtarë të BP thonë se shpresa më e madhe për të ndaluar këtë rrjedhje është në një proçedurë që ka qënë shumë herë e sukseshme për të mbyllur rrjedhje nafte të mëparshme, por nuk është përdorur kurrë më parë në thellësi nënujore. Për disa javë me rradhë, ekspertë të BP-së kanë studiuar kushtet nënujore, sidomos presionin e lartë që ushtrohet në pusin e naftës nën ujë.

Gjatë udhëtimit të tij të fundit në Luisiana, Drejtori i BP-së Toni Hejward, tha se ata kanë akoma dyshime në lidhje me proçedurën edhe pse kanë bërë përgatitje të jashtzakonshme.

"Proçedura nuk është bërë asnjëherë më parë 1.5 km nën ujë. Nëse do të ishte mbi tokë, do të kishim një nivel shumë më të lartë sigurie.”

Një nga problemet e para që u paraqit ishte lidhja e tubacioneve që do të dërgojnë baltën nga anijet në sipërfaqe, deri poshtë në pusin e shpuar. BP i ka lidhur tubat me një pjesë 450 tonëshe që gjendet poshtë mbi grykën e pusit. Kjo pjesë në formë kupole, duhej të kishte ndaluar derdhjen nga pusi pas aksidentit, por nuk arriti ta kryente këtë funksion.

Zëvëndës presidenti i BP Kent Wells tha në një video mesazh këtë javë, se skuadra ka arritur të riparojë një pjesë të kupolës që duhej të parandalonte rrjedhjen pas çarjes së pusit.

"Ne mendojmë se kemi arritur të aktivizojmë 2 valvula izoluese, dhe si rrjedhojë, pjesa parandaluese është tani sërisht funksionale.”

Një problem tjetër është dërgimi i baltës poshtë nën ujë. Zoti Wells thotë se balta do të udhëtojë nëpër një rrugë të gjatë drejt një platforme shpimi nën ujë para se të arrijë në pusin e shpuar.

BP ka angazhuar 4 makineri pompuese, me një kapaciet pompimi deri në 50 fuçi baltë në minutë, megjithatë ende nuk dihet nëse do të jetë e mjaftueshem për të ndaluar rrjedhjen e naftës.

XS
SM
MD
LG