Lidhje

Dhoma e ulët e parlamentit rus miraton paraprakisht traktatin e ri START

  • Zëri Amerikës

Dhoma e ulët e parlamentit rus miraton paraprakisht traktatin e ri START

Dhoma e ulët e parlamentit rus miraton paraprakisht traktatin e ri START

Dhoma e ulët e parlamentit rus miratoi paraprakisht traktatin historik START për pakësimin e armëve bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Ratifikimi përfundimtar nuk pritet deri vitin e ardhshëm.

Deputetët rusë e miratuan traktatin me 350 vota pro dhe 58 kundër. Dy votime të tjera pritet të bëhen deri në janar të vitit 2011. Deputeti Kostantin Kosachev tha se puna për traktatin do të vazhdojë kur Duma të mblidhet përsëri në janar.

Ai citohet të ketë thënë se marrëveshja e miratuar këtë javë nga senati amerikan përmban një numër të madh interpretimesh që kërkojnë shqyrtimin e deputetëve rus.

Senati amerikan votoi 71 vota pro dhe 26 kundër për marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG