Lidhje

Statuja e Lirisë pajiset me kamera dixhitale


Statuja e Lirisë pajiset me kamera dixhitale
Statuja e Lirisë pajiset me kamera dixhitale

Statuja e famshme e Lirisë në Nju Jork, po i bashkohet epokës së internetit, ndërkohë që festohet 125-vjetori i saj.

Pesë kamera interneti janë vendosur në pishtarin e Zonjës së Lirisë, të cilat do t’u falin shikuesve në mbarë botën pamje shumë të veçanta të portit të Nju Jorkut, të pllakës në dorën e saj dhe të vendit përreth Statujës në Ishullin e Lirisë. Kamerat do të ndizen të premten, kur festohet përvjetori i hapjes zyrtare së Statujës në vitin 1886 dhe ato do të punojnë 24 orë në ditë.

Statuja iu dhurua Shteteve të Bashkuara nga Franca dhe për një kohë të gjatë tashmë ka shërbyer si një simbol lirie për imigrantët që vijnë në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG