Lidhje

Kalimi i pushtetit në Korenë e Veriut në bazë të statutit të partisë komuniste

  • Zëri Amerikës

Kalimi i pushtetit në Korenë e Veriut në bazë të statutit të partisë komuniste

Kalimi i pushtetit në Korenë e Veriut në bazë të statutit të partisë komuniste

Në Korenë e Veriut, duket se statuti i rishikuar i partisë së vetme politike garanton një kalim të qetë të pushtetit nga babai tek djali.

Zëri i Amerikës ka siguruar një kopje të dokumentit, i cili nuk është bërë publik as në Korenë e Veriut dhe as jashtë kufijve të saj.

Ekspertët thonë se Statuti i rishikuar i Partisë së Punëtorëve të Koresë duket se krijon kornizën që sundimtari Kim Xhong Il të pasohet nga i biri, Kim Xhong Un.

Analistët në Korenë e Jugut thonë se një nga ndryshimet në statut lejon që kreu i partisë të drejtojë gjithashtu Komisionin Qendror Ushtarak, duke lejuar që i njëjti person të kontrollojë ushtrinë si dhe qeverisjen e vendit.

Kim Xhong Un, i cili ende nuk ka mbushur 30 vjeç, aktualisht është bashkë-drejtues i komisionit së bashku me Shefin e Shtatmadhorisë, Nën-marshallin Ri Jong Ho.

Rishikimi i statutit ka datën 28 shtator të vitit të kaluar, koha kur përfaqësuesit e partisë u takuan në Phenian. Të nesërmen agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se statuti ishte rishikuar për të forcuar udhëheqjen e partisë dhe për të rritur rolin e saj në ushtri.

XS
SM
MD
LG