Lidhje

Hidhet në treg autobiografia e autorizuar e Stiv Xhobsit

  • Zëri Amerikës

Hidhet në treg autobiografia e autorizuar e Stiv Xhobsit

Hidhet në treg autobiografia e autorizuar e Stiv Xhobsit

Sot në Shtetet e Bashkuara del në shitje biografia e Stiv Xhobsit, një libër voluminoz prej më tepër se 400 faqesh. Autori i Biografisë, Uolter Ajsakson e përshkruan Stiv Xhobsin, si një njeri me karakter të komplikuar dhe me një personalitet tepër të veçantë: njeri shumë simpatik, besnik, ngulmues dhe autori tregon se si ky karakter i Xhobsit ndikoi drejtpërdrejt në krijimin një prej zbulimeve më të mëdha teknologjike të kohës sonë, produktet Apple.

Libri flet në hollësi për rritjen, rënien dhe përsëri ngritjen e kompanisë Apple dhe njëkohësisht për përplasje brutale, miqësi dhe karriera të shkatërruara në përpjekjet për afirmimin e njërës prej kompanive më të fuqishme dhe më fitimprurëse në botë.

Autori thotë se produktet, krijim i fantazisë së jashtëzakonshme të Steve Jobsit janë të thjeshta dhe elegante në dukje, por në thelb ato janë një gërshetim i poezisë me inxhinierinë, artit dhe krijimtarisë, të gjitha së bashku. Autori i Biografisë së Stiv Xhobsit, Uolter Ajsakson, gjithashtu autor i një numri biografish të suksesshme, është Drejtor i Bordit Ekzekutiv të Transmetimeve Publike, pjesë e së cilës është edhe Zëri i Amerikës.

XS
SM
MD
LG