Lidhje

Robert De Niro dhe Eduard Norton në filmin Stone


Robert De Niro dhe Eduard Norton në filmin Stone
Robert De Niro dhe Eduard Norton në filmin Stone

Aktorët Robert De Niro dhe Eduard Norton bashkohen në dramën e re psikologjike Stone të regjizorit Xhon Këran. Filmi bën fjalë për njerëzit me probleme të cilët duhet të përballen me dobësitë e tyre ndërsa jeta u del jashtë kontrollit.

Nxjerrja para kohe nga burgu i Xherald Grison, i njohur si Stone dhe i dënuar për zjarrvënie, është në duart e policit Xehk Mabri.

Pyetja i rreh si çekan mbi kokë Xhekut. Për 35 vjet ai i ka shërbyer ligjit. Është tip përgjithësisht i drejtë dhe vizitor i rregullt në kishë. Por Xheku është i ashpër me të shoqen dhe cinik.

Martesa jofunksionale e Xhekut përkeqësohet më tej ndërsa ai fillon një lidhje romantike me Lucetën, gruaja e re dhe e bukur e Stonit.

Robert De Niro interpreton Xhekun, njeri i mbyllur në vetvete.

“Ky tundim, kjo sirenë para tij, faji dhe të gjitha ato tundimet klasike pothuajse biblike, për mua e kthejnë këtë në një lloj rrëfimi moral.”

Ajo që nuk di Xheku është se Stone i ka kërkuar gruas së tij të ndikojë tek ai për të shkruar një letër favorizuese për lirimin e tij. Dhe Luceta shkon më tej asaj që i kërkohet.

Aktorja Milla Jovoviç sjell një interpretim të shkëlqyer të Lucetës sensuale.

“Nga njëra anë ajo është si fëmijë, është e pafajshme por nga ana tjetër është shumë seksuale.”

Ndërsa Luceta e jeton plotësisht jetën e saj, Stone pëson një transformim shpirtëror pasi lexon disa materiale fetare në burg.

Eduard Norton ofron një interpretim plot nuanca të personazhit të të dënuarit që gradualisht reflekton mbi ndjenjat e tij. Norton i tha Zërit të Amerikës se asnjë nga personazhet që ka luajtur nuk pasqyron personalitetin e tij.

“Shumë nga rolet që kam interpretuar nuk më kanë ndodhur në jetë. Por unë e lidh veten me ta në kuptimin se e ndjej, është e lehtë për mua të imagjinoj në çfarë situate janë të tjerët.”

Në këtë film nuk ka personazhe hakmarrës. Në fund gjërat ndryshojnë në betejën për pushtet mes Xhekut dhe Stonit. Xhek e humbet toruan kurse Stone gjen balancën dhe paqen brenda vetes. Filmi Stone i regjizorit Xhon Këran është një dramë për ekzistencë me aktorë të fuqishëm, kinematografi të shkëlqyer dhe forcë të madhe.

XS
SM
MD
LG