Lidhje

Stros Kan përpiqet të shmangë një padi tjetër për sulm seksual


Stros Kan përpiqet të shmangë një padi tjetër për sulm seksual
Stros Kan përpiqet të shmangë një padi tjetër për sulm seksual

Ish-shefi i FMN-së Dominik Stros Kahn dhe një shkrimtare që e akuzon atë për përpjekje për përdhunim janë takuar sot në Paris me hetuesit, për të përcaktuar në se do të ngrihen akuza për këtë çështje.

Takimi mes Stros-Kanit dhe Tristan Banon-it u zhvillua në zyrat e policisë së Parisit. Banon thotë se Stros-Kan u përpoq ta përdhunonte gjatë një interviste në vitin 2003. Ish-kryetari i FMN-së i cilësoi akuzat imagjinare, duke thënë se afrimi i tyre ishte reciprok.

Tristan Banon thonë se mund të hapë një proces gjyqësor civil kundër ish-shefit të FMN-së, nëse prokurorët nuk hapin një proces kriminal. Stros Kahn u kthye në Francë, pasi akuzat ndaj tij të ngritura në Shtetet e Bashkuara nga një shërbyese hoteli për sulm seksual u hoqën.

XS
SM
MD
LG