Lidhje

Rama: Qeveria të reflektojë ndaj kërkesës për hapjen e kutive të votimit

  • Armand Mero

Në Shqipëri po mbushen 48 orë nga fillimi i grevës së deputetëve socialistë dhe 180 përkrahësve të opozitës e cila po zhvillohet në sheshin përpara kryeministrisë. Kryetari socialist Edi Rama tha sot se uron që qeveria të reflektojë ndaj kërkesës së tyre për hapjen e kutive e cila sipas tij është një kërkesë elementara dhe e padiskutueshme

Ndërkohë mes grevistëve janë shfaqur shenjat e para të shqetësimeve shëndetësore. Sabit Brokaj, ish deputet, me profesion mjek, tha se probleme të lehta ka për tre gervistë që vuajnë nga diabeti, ndërkohë që sipas tij gjendja mund të rëndohet pas 72 orësh qëndrimi pa ngrënë.

Edhe sot gjatë ditës mbështetës të opozitës janë shfaqur në bulevard pranë vendit ku bëhet greva. Socialistët kanë njoftuar se duke nisur nga sot cdo pasdite në sheshin e grevës do të vijnë mbështetës nga qarqe të ndryshme të vendit. Nga ana e saj policia I ka kërkuar opozitës të largohet nga bulevardi duke qenë se është bllokuar kalimi në një prej akseve kryesore rrugoretë kryeqytetit, duke kujtuar se kjo përbën edhe vepër penale.

Situata e krijuar pritet të jetë temë e rëndësishme e diskutimeve që nisin nesër në Bruksel në parlamentin europian në takimin e komiteit të stabilizim asocimit ku do të marrin pjesë deputetë shqiptarë të majtë e të djathtë si dhe komisioneri europian për zgjerimin Shtefan Fyle.

XS
SM
MD
LG