Lidhje

Kreu i FMN-së Stros-Kan ndalohet nën akuzat për sulm seksual

  • Zëri Amerikës

Kreu i FMN-së Stros-Kan ndalohet nën akuzat për sulm seksual

Kreu i FMN-së Stros-Kan ndalohet nën akuzat për sulm seksual

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se vazhdon të jetë në funksionim të plotë megjithë arrestimin e kreut të tij Dominik Stros Kan. Po sot, policia e Nju Jorkut njoftoi se ndaj kreut të FMN-së janë ngritur akuza për sulm seksual, përpjekje përdhunimi dhe mbajtje peng, pas ankesës së një shërbyeseje hoteli. Sipas agjencisë së lajmeve Rojter, një avokat i të pandehurit tha se klienti i tij do të deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave.

Policia thotë se zoti Stros-Kan, shtetas francez pa imunitet diplomatik, u ndalua dje pasdite në avionin me të cilin do të udhëtonte për në Paris brenda pak minutash.

Ndërkohë, parizianët reaguan sot me habi dhe tronditje ndaj lajmit për ndalimin e drejtorit menaxhues të FMN-së nën dyshime për sulm seksual, duke thënë se shanset e zotit Stros-Kahn për presidencën e Francës janë tashmë të rrezikuara.

Disa thanë se duhet pritur për dëgjuar dëshmitë rreth ngjarjes:

“Jo se nuk jam tronditur, por nuk kemi prova tani për tani. Prandaj të presim provat”.

Të tjerë u shprehën se skandali mund t’ia dëmtojë përgjithmonë shpresat politike zotit Stros-Kan.

“Ishte kandidati i vetëm i së majtës, nga Partia Socialiste, për të cilin do të mund të votoja. Por kjo e kalon kufirin, sepse nuk është hera e parë”.

Edhe pse zoti Stros-Kan nuk ka shpallur kandidaturë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, ai pritej ta bënte këtë gjatë muajve të ardhshëm dhe shumë anketa të opinionit i jepnin atij epërsi.

Socialisti 62-vjeçar, i cili ka qenë ministër i financave në fund të viteve ’90, u vendos në Uashington më 2007 për të drejtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar, në kohën kur ekonomia globale u godit nga kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG