Lidhje

Reformë në industrinë e huave për studentët

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Reformë në industrinë e huave për studentët

Reformë në industrinë e huave për studentët

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për një ndryshim madhor në sistemin e kredive studentore që mbështeten nga qeveria amerikane, në përpjekje për të reduktuar shpërdorimet dhe për t’u ofruar bursa studentëve të varfër.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një masë për të eliminuar subvencionet për banka që u japin kredi me kosto të ulët studentëve. Tani e tutje, këto kredi do t’u ofrohen studentëve drejtpërdrejt nga qeveria.

Zyra jopartiake e Kongresit për Buxhetin përllogarit se plani do t’u kursejë taksapaguesve 61 miliardë dollarë gjatë një periudhe 10 vjeçare.

Republikanët thanë se masa është një uzurpim i panevojshëm i sektorit të kredive studentore nga një burokraci jo-efikase. Reformën e kundërshtojnë edhe kredi-dhënësit privatë, të cilët ngulmojnë se janë më efikasë në dhënien e kredive se qeveria.

XS
SM
MD
LG