Lidhje

SHBA: Pjesa juglindore e vendit nën peshën e një stuhie masive dimërore

  • Zëri Amerikës

SHBA: Pjesa juglindore e vendit nën peshën e një stuhie masive dimërore

SHBA: Pjesa juglindore e vendit nën peshën e një stuhie masive dimërore

Një stuhi masive dimërore po përshkon pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë si rezultat anullimin e mijëra fluturimeve në një nga aeroportet më të frekuentuar të botës në Atlanta të Xhorxhas.

Kompanitë ajrore AirTran dhe Delta ishin mes atyre që anulluan sot fluturimet me destinacion dhe pikënisje nga qyteti jugor.

Organizatat në gjithë pjesën juglindore po anullojnë aktivitetet ndërsa bora dhe akulli mbulojnë rrugët e një rajoni që rrallë preket nga kushtet e skajshme dimërore. Në disa zona, bora mund të arrijë lartësinë 15 centimetra. Në Atlanta, pjesë të autostradave kryesore ishin bllokuar dhe qyteti anulloi shërbimin e autobuzëve. Mijëra familje në shtetin e Xhorxhas janë pa energji elektrike.

Nesër dhe të mërkurën, stuhia pritet të drejtohet nga veriu, ndoshta duke shkaktuar më shumë borë dhe akull në verilindje të Shteteve të Bashkuara e cila u mbulua nga bora e dendur në fund të dhjetorit.

XS
SM
MD
LG