Lidhje

Sudan: Lëvizja për Çlirimin e Popullit, haptazi pro ndarjes territoriale

  • Zëri Amerikës

Sudan: Lëvizja për Çlirimin e Popullit, haptazi pro ndarjes territoriale

Sudan: Lëvizja për Çlirimin e Popullit, haptazi pro ndarjes territoriale

Partia në pushtet në Sudanin Jugor ka deklaruar publikisht mbështetjen për pavarësinë e pjesës jugore, për herë të parë që nga fillimi i planifikimeve për referendumin që mund ta ndajë në dy njësi të pavarura Sudanin.

Një zyrtare e lartë i Lëvizjes Për Çlirimin e Popullit tha sot në komentet për shtyp se veriu nuk e ka bërë tërheqës unitetin kombëtar, prandaj partia po mbështet atë që kërkon populli – ndarjen e vendit.

Komentet e zyrtares duket se bien ndesh me rregullat e marrëveshjes së vitit 2005 për paqe, në bazë të të cilës, të dyja partitë që mbajnë pushtetin në veri dhe jug të vendit, duhet të bënin fushatë pro integritetit territorial.

Marrëveshja i dha fund luftës civile 11-vjeçare veri-jug dhe premtoi një referendum në pjesën jugore.

Tensionet janë shkallëzuar në përgatitje për referendumin e 9 janarit, ndërkohë që të dyja palët shkëmbejnë akuza se po shtojnë praninë ushtarake në kufurin e përbashkët.

XS
SM
MD
LG