Lidhje

Përdorimi i tepruar i sheqerit, rrezik për zemrën


Përdorimi i tepruar i sheqerit, rrezik për zemrën
Përdorimi i tepruar i sheqerit, rrezik për zemrën

Studimet e reja tregojnë se në vitin 2015 konsumi vjetor i sheqerit në botë do të arrijë në 176 milion ton. Kjo shifër është 20% me e lartë se sa konsumi për vitin 2010. Duke pasur parasysh ndikimin e ndërsjelltë mes sheqernave dhe sëmundjeve të zemrës, pasojat janë domethënëse.

Studimet tregojnë se konsumi i sheqerit në botë është rritur në mënyrë të ndjeshme, nga 11 milion ton në vitin 1900 në rreth 145 milion ton sot.

Analistët e shpjegojnë këtë me rritjen e popullsisë dhe të pasurisë së njerëzve.
Shqeri i cili dikur ishte një ushqim i rrallë, tani është ushqim bazë.
Shurupi i misrit dhe forma të tjera të sheqerit u shtohen rëndom shumë ushqimeve dhe pijeve të përpunuara.
Studimi përfshin të gjitha format me përmbajtje sheqeri, duke përfshirë sheqerin e kafesë.
Kjo mund të jetë e mirë për industrinë e sheqerit, por nuk është e mirë për zemrën.

Dr Miriam Vos dhe infermierja Zhan Uells në Emory University bashkëpunuan në një studim që tregon se konsumi i madh i sheqerit mund të rrisë kolesterolin dhe trigliceridet që përbëjnë yndyrën e trupit e njohur edhe si lipide. Dhe kjo rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës.

"Po të hash një dietë me yndyrë të lartë kjo mund të rrisë nivelet e triglicerinës dhe kolesterolit, dhe sheqeri ndikon njësoj tek lipidet”.

Shkencëtarët studiuan të dhënat e qeverisë amerikane për vlerat ushqyese dhe nivelet e yndyrës në gjak tek më shumë se 6.000 të rritur për të paktën gjashtë vite.
Pjesëmarrësit ishin të ndarë në pesë grupe sipas sasisë së sheqerit dhe produkteve të ëmbla me bazë sheqerin, që ata konsumojnë çdo ditë.
Jean Uells
"Grupi më i lartë i përdoruesve konsumonte një mesatare prej 46 lugësh çaji me sheqerna. Grupi më i ulët i përdoruesve konsumonte vetëm tre lugë."
Dyzet e gjashtë lugë çaji nuk janë pak.
"Ne kemi gjetur se njerëzit që konsumojnë më shumë sheqer janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundje kardiovaskulare."
Studiuesit gjetën se konsumi i lartë i sheqerit ka ndikuar negativisht tek HDL-ja, i ashtuquajturi “kolesterol i mirë”..
HDL përmirëson shëndetin e zemrës dhe mjekët thonë se ai duhet të jetë në nivele të larta.
Dr. Miriam B. Vos
"Një nga gjërat që e bën vërtet të dobishëm këtë studim është se ai tregoi që shtesa e sheqerit rrit triglyceridet dhe ul nivelin e HDL."
Studiuesit gjetën që nivelet e HDL tek ata që konsumojnë sheqerin ishin 20 për qind më të ulta se tek ata e përdorin më pak atë.
Studiuesit thonë se nëse njerëzit duan të shmangin sëmundjet e zemrës, ata duhet të jenë më të vetëdijshëm se sa sheqer konsumojnë, dhe të pakësojnë përdorimin e tij nëse se duhet.
Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se shumica e grave amerikane nuk duhet të konsumojnë më shumë se 100 kalori sheqerna në ditë, shumica e njerëzve, jo më shumë se 150 kalori.
Kjo shoqatë paralajmëron gjithashtu se pijet e buta dhe pijet e ëmbla, janë burimi kryesor i shtimit të sheqernave në dietat amerikane.
Studimi u botua në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

XS
SM
MD
LG